Vesna Besiç
15 Nëntor 2016•Përditësim: 15 Nëntor 2016
SAN FRANCISKO (AA) – Fenomeni qiellor, "Super Hëna" më e madhe nga viti 1948 mbrëmë është vërejtur në mbarë botën, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Liban, raporton Anadolu Agency (AA).
Qielli mbi planetin Tokë mbrëmë ishte i ndritshëm falë këtij fenomeni qiellor, ndërsa pamja e mahnitshme mund të shihej edhe mbi urën "Bay Bridge" që lidh San Francisco dhe Oakland në Californi-an amerikane pastaj mbi Chicago dhe New York.
Pamje tejet të bukura janë parë edhe në qiellin mbi Bejrut. Hëna mbrëmë ka qenë më afër planetit për shkak të cilës ndodhi fenomeni i “Super Hënës”, që mund të shihej me sy të lirë. Parashikohet që "Super Hëna" radhën tjetër mund të paraqitet në vitin 2034.