Bota

“Trump konsideron heqjen e sanksioneve dhe shitjen e avionëve luftarak F-35 në Türkiye”

Trump është i hapur ndaj idesë së shitjes së avionëve F-35 në Türkiye nëse “të dyja palët arrijnë në një marrëveshje për ta bërë sistemin rus S-400 të Türkiyes të pa-operueshëm”

Diyar Güldoğan  | 21.03.2025 - Përdıtësım : 21.03.2025
“Trump konsideron heqjen e sanksioneve dhe shitjen e avionëve luftarak F-35 në Türkiye”

Washington DC

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po konsideron heqjen e sanksioneve dhe shitjen e avionëve luftarak në Türkiye, madje edhe ato F-35 të gjeneratës së pestë, transmeton Anadolu.

Duke cituar dy burime, ‘Fox News’ tha se pas bisedës së të dielës së kaluar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, Trump shprehu synimin për të ndihmuar në finalizimin e shitjes së avionëve luftarak F-16 në Türkiye, një marrëveshje për të cilët është punuar prej kohësh.

Kanali televiziv amerikan raportoi se Trump është gjithashtu i hapur ndaj idesë së shitjes së avionëve F-35 në Türkiye nëse “të dyja palët arrijnë në një marrëveshje për ta bërë sistemin rus S-400 të Türkiyes të pa-operueshëm".

Gjatë telefonatës së të dielës, Erdoğan i tha Trumpit se për të përmirësuar bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes e nevojshme është t’i jepet fund sanksioneve ndaj Türkiyes nën Aktin kundër Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), si dhe të finalizohet procesi i prokurimit të avionëve F-16 dhe të kthehet Türkiye në programin F-35.

Sipas raportit, ekipi i Trumpit ka kërkuar analiza ligjore dhe teknike mbi mënyrat për të shmangur përcaktimin se Türkiye është në shkelje të CAATSA-së.

Në vitin 2019, gjatë mandatit të parë të Trumpit, SHBA-ja pezulloi Türkiyen nga programi F-35 pasi kundërshtoi blerjen e një sistemi rus të mbrojtjes ajrore S-400, duke pretenduar se sistemi rus do të rrezikojë avionët luftarak.

Türkiye vazhdimisht ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt midis dy rasteve, si dhe ka propozuar një komision për të studiuar këtë çështje. Ajo gjithashtu tha se përmbushi detyrimet e saj për programin F-35 dhe se pezullimi shkel rregullat.

Ankaraja pohon se marrëveshja do të forcojë jo vetëm Türkiyen, por edhe NATO-n.

Vitin e kaluar, Departamenti i Shtetit i SHBA-së miratoi shitjen në pritje të 23 miliardë dollarëve të avionëve F-16 dhe pjesëve të modernizimit në Türkiye. Bisedimet për detajet e marrëveshjes kanë vazhduar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.