23 palestinezë të tjerë vriten nga sulmet izraelite në Gaza, totali shkon në të paktën 41.825
Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se rreth 96.910 persona të tjerë janë plagosur si rezultat i sulmeve izraelite që kanë vazhduar në mënyrë të pandërprerë gjatë plotë një viti
Ankara
Ushtria izraelite ka vrarë 23 palestinezë të tjerë në sulmet ndaj Rripit të Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në të paktën 41.825 që nga 7 tetori i vitit të kaluar, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se rreth 96.910 persona të tjerë janë plagosur si rezultat i sulmeve izraelite që kanë vazhduar në mënyrë të pandërprerë gjatë plotë një viti.
“Forcat izraelite vranë 23 persona dhe plagosën 66 të tjerë në tre masakra të kryera gjatë 24 orëve të fundit. Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria palestineze.
Izraeli vazhdon me ofensivën brutale ndaj Rripit të Gazës pas sulmit nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Sulmi izraelit ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e territorit palestinez mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Për veprimet e tij në Gaza, Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.