Bota

73 gazetarë palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite në Gaza që nga 7 tetori

Numri i përgjithshëm i të vdekurve palestinezë në Gaza që nga 7 tetori ka kaluar në mbi 15.000, duke përfshirë 4.000 gra dhe 6.150 fëmijë, thanë autoritetet

Ahmed Asmar  | 01.12.2023 - Përdıtësım : 02.12.2023
73 gazetarë palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite në Gaza që nga 7 tetori

Gaza

Numri i gazetarëve të vrarë palestinezë nga ushtria izraelite që nga 7 tetori është rritur në 73, thanë sot autoritetet në Gaza, raporton Anadolu.

Shifra përfshin tre gazetarë që u vranë sot në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, tha në një konferencë për shtyp Ismail Thawabteh, kreu i zyrës mediale të qeverisë me bazë në Gaza.

Një nga tre të vrarët sot ishte Montaser Al-Sawaf, kameraman i pavarur i Anadolus që raportonte në Gaza. Vëllai i tij dhe të afërm të tjerë u vranë gjithashtu nga sulmet.

Thawabteh gjithashtu vuri në dukje se numri i përgjithshëm i të vdekurve palestinezë në Gaza që nga 7 tetori ka kaluar në mbi 15.000, duke përfshirë 4.000 gra dhe 6.150 fëmijë.

Duke kundërshtuar thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim të qëndrueshëm, ushtria izraelite rifilloi intensivisht sulmet e saj në gjithë Rripin e Gazës herët sot pas përfundimit të pauzës humanitare, duke shkaktuar qindra viktima në mesin e palestinezëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın