Bota

AA filmon burgun qendror të Afrinit

Burgu qendror të cilin terroristët e përdornin kundër atyre që kundërshtonin organizatën dhe për burgosjen e anëtarëve të grupeve tjera, ka kaluar nën kontrollin e ULS-së

Said İbicioğlu, Ömer Koparan  | 24.03.2018 - Përdıtësım : 25.03.2018
AA filmon burgun qendror të Afrinit ( Hişam El Homsi / AA )

Afrin

AFRIN (AA) - Ekipi i AA-së ka filmuar burgun qendror në Afrin, rajon ky i cili u pastrua nga organizata terroriste PYD/PKK-së në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS), raporton Anadolu Agency (AA).

Me pastrimin e rajonit Afrin nga TSK dhe ULS më 18 mars, theksohet se burgu qendror të cilin terroristët e përdornin kundër atyre që kundërshtonin organizatën dhe për burgosjen e anëtarëve të grupeve tjera, ka kaluar nën kontrollin e ULS-së.

Burgu në të cilin mbaheshin të burgosur qindra njerëz në kushte jo njerëzore, hedh dritë mbi qëndrimin e organizatës ndaj atyre që nuk ishin pjesë e saj.

Organizata terroriste PYD/PKK, e cila ka mbajtur nën pushtim prej 6 vitesh Afrinin, poashtu ka mbajtur të burgosur ose ka ndëshkuar shumë persona nëpërmjet të ashtuquajturave gjykata që i kishte ngritur në rajon gjatë kësaj periudhe të pushtimit.

Ky burg ku në dy vitet e fundit janë burgosur më së shumti anëtarët e ULS-së, përbëhet nga 35 dhoma kapanone, 15 qeli, 2 dhoma të marrjes në pyetje, si dhe hapësira të tjera që përdoreshin për qëllime administrative.

Shumica e dhomave ku mbaheshin personat e marrë me forcë nga organizata, ishin edhe pa dritare të vogla.

Ndërkohë bëhet e ditut se kushtet e dhomave brenda burgut janë projketuar në atë mënyrë për të thyer ndërgjegjen e mbështetësve opozitar. Gjithashtu bëhet e ditur se dhomat e marrjes në pyetje me xhama pasqyrë janë përdorur me qëllim për të marrë informacione nga anëtarët e ULS-së.

Prania e shumë dokumenteve nëpër dhoma tërheq vëmendjen se organizata terroriste në burg zhvillonte propagandë për të burgosurit.

Brenda burgut të zbrazur nga PYD/PKK-ja përpara çlirimit të Afrinit, bien në sy numri i shumtë i kutive me ndihma që i përkasin Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Siriane.

Tashmë dihet se organizata ka liruar shumë përsona të dënuar me burg me kushtin që të luftojnë në radhët e tyre, të cilët poashtu i kishte ndëshkuar në qeli me mekanizma të ndryshme që janë përdorur si mjete presioni për civilët që jetojnë në rajonet nën kontrollin e organizatës.

Gjatë aktiviteteve për sigurinë dhe kërkim-eliminimin e minave që vazhdon në rajon pas çlirimit të qendrës së Afrinit, theksohet se po zbulohen shumë qeli, burgje dhe dhoma të torturave të cilat organizata i ka përdorur në këtë rajon.

TSK dhe ULS në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" më 18 mars mori nën kontroll qendrën e Afrinit, si dhe të gjithë pikat në veri, lindje dhe perëndim të rajonit.

Ndërkohë Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në në njoftim të ditës së sotme bëri të ditur se rajoni sirian i Afrinit është vënë tërësisht nën kontroll të ushtrisë së Turqisë, ndërkohë që vazhdojnë aktivitetet për t'u mundësuar banorëve të zonës kthimin e sigurt nëpër shtëpitë e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.