Sarp Özer
31 Gusht 2016•Përditësim: 31 Gusht 2016
JARABULUS (AA) - SARP ÖZER - Në kuadër të ofensivës "Mburoja e Eufratit", Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në operacionet për shpëtimin e zonave nga organizatat terroriste kanë arritur të marrin nën kontroll pjesën jugore deri në rajonin Saxhur. Lëvizjet e terroristëve duken qartë në frontin e luftimeve nga pamjet e ekipit të AA të cilët ndodhen në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Ofensiva "Mburoja e Eufratit" e mbështetur nga Forcat e Operacioneve Speciale të Ushtrisë Turke dhe forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar është duke vazhduar për pastrimin e pranisë të grupeve terroriste në rajonin e Jarabulusit.
ULS e cila arriti të pastrojë rajonin e Jerabulusit nga organizata terroriste DAESH që nga data 24 gusht deri më sot ka arritur të kontrollojë 400 kilometra katrorë. Gjithashtu ka arritur të marrë nën kontroll edhe rajonin e Saxhurit i cili gjendet në kufi me lumin Eufrat.
Ekipi i AA-së ka arritur të monitorojë pikën më të fundit të arritjes së kontrollit të ULS-së në rajonin Saxhur.
Në pamje duket qartë vendosja e pikave të shumta të kontrollit nga forcat opozitare në fshatrat dhe rajonet e kontrolluara prej tyre. Ushtarët të cilët kanë ngritur pika kontrolli në hyrje të fshatrave kanë kryer operacione kontrolli edhe në disa hapësira dhe shtëpi.
ULS nuk e ka lënë pas dore marrjen e masave të sigurisë edhe në zonat të cilat i ka marrë nën kontroll. Forcat opozitare shpesh herë në vend të rrugës preferojnë të lëvizin jashtë saj për arsye sigurie. Në këtë mënyrë ata kanë arritur të përparojnë deri në rajonin Saxhur i cili ka si kufi lumin Eufrat.
Ushtria e Lirë Siriane pas marrjes nën kontroll të këtyre pikave, ka hapur zjarr ndaj disa pozicioneve që i ka parë si të dyshimta. Përballë rajonit Saxhur të cilin e kontrollojnë forcat opozitare të ULS-së ndodhen grupe terroriste të krahut të armatosur të organizatës terroriste PKK në Siri, PYD.
Lëvizjet e terroristëve duken qartë nga një kodër e afërt me zonën ku ata ndodhen.