Kasım İleri
03 Qershor 2020•Përditësim: 03 Qershor 2020
Rreth 1.600 ushtarë amerikanë janë vendosur në zonën e Washingtonit dhe janë në gjendje "të gatishmërisë së lartë", njoftoi Pentagoni, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Rath Hoffman, tha se forcat me kërkesë të sekretarit të Mbrojtjes, Mark Esper, u vendosën në bazat ushtarake në zonën rreth kryeqytetit, por jo edhe në Washington D.C.
Protestat të cilat filluan në SHBA për shkak të vdekjes të afro-amerikanit George Floyd nga dhuna policore, ende vazhdojnë
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se në shumë shtete do të përdorë forcën ushtarake për shkak të përshkallëzimit të dhunës.