Sayed Khodaberdi Sadat
20 Maj 2016•Përditësim: 21 Maj 2016
MEZAR-I SHERIF (AA) – Shpërthimi që ndodhi në Baghlan, në veri të Afganistanit, la të vrarë 11 persona dhe tre fëmijë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i drejtorisë së policisë në Baghlan, Javid Besarat tha se në vendin Kaysarhil ka shpërthyer një eksploziv i vendosur në rrugë, i cili është aktivizuar në momentet kur po kalonte një minibus që bartte civilë.
Besarat tha se janë plagosur tre fëmijë. Ai shtoi se në mesin e të vrarëve janë dhe pesë fëmijë, ndërsa për vendosjen e mjetit shpërthyes ka fajësuar talebanët.
Megjithatë, ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.