Sayed Khodaberdi Sadat
29 Nëntor 2015•Përditësim: 29 Nëntor 2015
MEZAR-I SHERIF (AA) - Në përleshjet ndërmjet militantëve të talebanëve dhe forcave të sigurisë në krahinat Cevizcan dhe Herat të Afganistanit, u vranë 5 anëtarë të organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i Policisë së Cevizcanit Fakir Muhammad Cevizcani, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së theksoi se përleshja ka nisur pasi që militantët kanë sulmuar stacionet policore në çarqet Akça dhe Gögeldaş të Cevizcanit.
Cevizcani tha se në përleshjet kanë humbur jetën 2 militantë, ndërsa janë plagosur 5 militantë dhe 4 forca të sigurisë.
Nga ana tjetër zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Herat-it, Abdurauf Ahmadi theksoi se militantët e talebanëve kanë sulmuar në qarkun Adraskan të Herat-it, dhe në përleshjen janë vrarë 3 militantë, ndërsa janë plagosur 5 militantë dhe 1 polic.