Mohammad Fahim Abed
06 Janar 2016•Përditësim: 06 Janar 2016
KABUL (AA) - Në provincën Nangarhar, në lindje të Afganistanit formohet njësi speciale për luftën kundër DAESH-it, organizatë e cila është duke u përpjekur për të rritur ndikimin dhe rolin e saj në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendësministri i Mbrojtjes të Afganistanit, Masoom Stanikzai, i cili ka qëndruar në Nangarhar për shkak se njësia speciale ka filluar me aktivitetet, tha se për një kohë të shkurtër kjo njësi me 750 persona krahinën Nangarhar ''do të shndërrojë në varrezat e DAESH-it''. Stanikzai njoftoi se operacionet e forcave ajrore afgane ndaj objektivave të DAESH-it do të intensifikohen.
Stankizai shtoi se njësia speciale e pajisur me armë të rënda dhe automjete të blinduara është e mjaftueshme për të luftuar kundër DAESH-it.