Mohammad Fahim Abed
27 Dhjetor 2015•Përditësim: 28 Dhjetor 2015
KABUL (AA) - Në lagjen Açin të shtetit Nangarhar në lindje të Afganistanit, milicët e deputetit Zahir Kadir, kanë ekzekutuar 4 anëtarë të organizatës terroriste DAESH me prerje koke, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i Açin-it, Haci Galib, në deklaratën për gazetarin e AA-së, deklaroi se mbrëmë vonë ka ndodhur përleshja mes militantëve të DAESH-it dhe milicëve të deputetit afgan.
"Milicët e deputetit afgan Kadir të cilët luftojnë kundër DAESH-it, kufomat e militantëve të organizatës terroriste i kanë dërguar në rajonin Kahe. Më parë DAESH-i kishte zënë 4 milicë të deputetit dhe i kishte ekzekutuar", tha Galib, duke theksuar se gjatë përleshjes milicët kanë marrë pengje 5 anëtarë të DAESH-it ndërsa 4 prej tyre i kanë ekzekutuar me prerje koke.