Sayed Khodaberdi Sadat
17 Dhjetor 2017•Përditësim: 18 Dhjetor 2017
KABUL (AA) – Në sulmin e talebanëve në provincën Helmand, në jug të Afganistanit u vranë 11 policë, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i Helmandit, Hayatullah Hayat për AA tha se militantët sulmuan një stacion policor në Lashkargah.
Hayat shtoi se tetë persona u plagosën në sulm, ndërsa humbje ka patur edhe në në mesin e talebanëve.
Nga ana tjetër, një person u vra në një sulm me bombë në Mazar-i- Sharif.
Kreu i policisë në Belho, Abdul Razzak Kadiri deklaroi se në shpërthimin e bombës së vendosur në një makinë u plagosën dy vetë. Akoma askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.