Sayed Khodaberdi Sadat
05 Qershor 2017•Përditësim: 05 Qershor 2017
MEZAR-I SHERIF (AA) – Gjashtë policë humbën jetën si pasojë e sulmit të militantëve talebanë në Afganistan, në qytezën Imam Sahib të provincës Kunduz e cila ndodhet në veri të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori Imamuddin Kureyshi tha se militantët kanë sulmuar me armë të rënda stacionet policore në qendër të qytezës.
Ai tha se në sulm humbën jetën 6 policë. Kurejshi më tej shtoi se 10 militantë janë vrarë si rezultat i përleshjeve pas këtij sulmi.
Kurejshi po ashtu tha se në rajon janë dërguar trupa shtesë dhe se kanë filluar operacionet kundër militantëve.
Ndërkaq, talebanët nëpërmjet një deklarate pretendojnë se kanë marrë nën kontroll 5 stacione policore në qytezë.