Sayed Khodaiberdi Sadat
24 prill 2020•Përditësim: 24 prill 2020
Gjatë një sulmi të militantëve talebanë në provincën Badghis në perëndim të Afganistanit u vranë 13 gardianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nejmuddin Burhani, zëdhënës i guvernatorit të Badghis, tha para gazetarëve se militantët sulmin ndaj gardianëve e kryen në Laman.
Ai theksoi se në sulm u vranë 13 gardianë ndërsa talebanët kanë marrë 7 gardianë tjerë si pengje.
Talebanët ende nuk janë prononcuar lidhur me sulmin.