Sayed Khodaberdi Sadat
04 Nëntor 2018•Përditësim: 04 Nëntor 2018
KABUL (AA) – Në një operacion në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit janë vrarë 7 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Komanda 201 të Korpusit Silab thuhet se helikopterët e forcave të NATO-s kanë bombarduar strehimoret e DEASH-it në qarkun Nazian të Nangarharit.
Në deklaratë thuhet se në sulm janë vrarë 7 pjesëtarë të DEASH-it dhe se po vazhdojnë operacionet në rajon.