Bota, Koronavirusi

Afrika e Jugut zgjat masat kundër COVID-19 për një muaj

Presidenti Cyril Ramaphosa në një adresim të tij tha se nga sot do të riimponohet ndalesa e lëvizjes gjatë natës midis orës 21:00 dhe 04:00

Sena Güler  | 13.07.2020 - Përdıtësım : 13.07.2020
Afrika e Jugut zgjat masat kundër COVID-19 për një muaj

Ankara

Afrika e Jugut ka zgjatur masat për të parandaluar koronavirusin e ri (COVID-19), përderisa numri i rasteve në vend vazhdoi të rritet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Cyril Ramaphosa në një adresim të tij tha se nga sot do të riimponohet ndalesa e lëvizjes gjatë natës midis orës 21:00 dhe 04:00.

"Situata e katastrofës kombëtare të shpallur në kuadër të masave COVID-19 zgjatet deri më 15 gusht", tha Ramaphosa.

Përderisa mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme në të gjitha vendet e punës, në automjete dhe në vende të mbylla, shitja e pijeve alkoolike po ashtu është e ndaluar në përpjekje për të shmangur rëndimin e spitaleve me lëndime të lidhura me alkoolin.

Ramaphosa po ashtu i bëri thirrje kombit të tij të qëndrojë brenda, përveç në rast të një situate të detyrueshme. 

Në Afrikën e Jugut, numri më i lartë i rasteve me COVID-19

Me 276.242 raste të zbuluara me koronavirus, Afrika e Jugut renditet e para në kontinent.

Gjithsej 4.079 persona kanë vdekur nga virusi, ndërsa 134.874 janë shëruar.

Numri më i lartë i rasteve është raportuar në rajonin Gauteng, ndërsa numri më i ulët i rasteve dhe vdekjeve është regjistruar në rajonin e Kepit Verior.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.