Gökhan Kavak
05 tetor 2021•Përditësim: 05 tetor 2021
STAMBOLL (AA) - Numri i rasteve me koronavirus (COVID-19) në Afrikë është rritur në 8.420.652, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometers", e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi COVID-19, numri i viktimave nga COVID-19 në kontinentin afrikan ka shkuar në 212.811.
Ndërkaq, numri i të shëruarve ka arritur në 7.698.210.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi dhe Libi.
Ndërkohë, numri më i madh i vdekjeve nga COVID-19 është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.