Tufan Aktaş
18 Maj 2020•Përditësim: 18 Maj 2020
Numri i të vdekurva nga koronavirusi i ri në kontinentin e Afrikës është rritur në 2.764, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra afrikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (Africa CDC), njoftoi se në mbarë kontinentin janë shënuar mbi 3.000 raste në 24 orët e fundit duke arritur në 84.586.
Deri më tani janë shëruar 32.477 persona.
Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Egjipt është 630, në Algjeri 548, në Afrikën e Jugut 264, Marok 192, Nigeri 182, Kamerun 139, Sudan 105.
Vendet me numrin më të madh të rasteve janë Afrika e Jugut, Egjipti, Maroku, Algjeria, Nigeria, Gana dhe Kameruni.