Abdel Razek Abdallah,Afra Aksoy,Safiye Karabacak
07 Prill 2016•Përditësim: 07 Prill 2016
RABAT/CEZAYİR (AA) - Amnesty International i ka bërë thirrje Marokut dhe Algjerisë që të ''heqin ligjin e dënimit me vdekje'', raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i kësaj organizate për Marokun, Muhammed Es-Sektavi, në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e këtij vendi, Rabat, tha se: "Qeveria e Marokut duhet të heqë dënimin me vdekje dhe duhet të respektojë të drejtën e jetës. Sepse neni 20 i kushtetutës së këtij vendi parashikon këtë gjë".
Ai ripërsëriti thirrjen e tij për heqjen e dënimit me vdekje ndërkohë që në vend po përgatitet të votohet një projektligj mbi kodin penal i përbërë nga 11 pika ndër të cilat gjendet edhe ai i dënimit me vdekje.
Edhe pse në ligjet e këtij vendi ka ekzistuar prej kohësh dënimi me vdekje, Mbreti i Marokut në vitin 1993 nuk aprovoi aplikimin e këtij dënimi. Ndërkohë në burgjet e Marokut gjenden 122 persona të dënuar me vdekje nga të cilët 3 gra.
Duke nënvizuar faktin se dënimi me vdekje duhet të hiqet në të gjitha vendet e Afrikës Veriore dhe atyre të Lindjes së Mesme, Sektavi në vijim të fjalës së tij tha se duke përjashtuar Omanin në të gjitha shtetet e Lindjes së Mesme gjatë vitit 2015-të janë dhënë 831 dënime me vdekje.
Sektavi duke nënvizuar se gjatë vitit 2014 numri i personave të dënuar në Lindjen e Mesme ishte 945 tha se gjatë vitit 2015 ky numër ka arritur në një mijë e 194. Sipas tij ky dënim është hequr gjatë vitit të shkuar vetëm në Fiji, Madagaskar, Republikën e Kongos dhe Surinam.
Kjo shifër nuk përfshin Kinën, tha Sektavi dhe më tej shtoi se Kina e konsideron si një sekret shtetëror dënimin me vdekje dhe për këtë arsye nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me këtë çështje në këtë vend.
Sektavi në fjalën e tij tha gjithashtu se 90 përqind e rasteve të dënimeve me vdekje janë regjistruar në Iran, Pakistan dhe Arabinë Saudite.