Cüneyt Karadağ
09 Shkurt 2016•Përditësim: 09 Shkurt 2016
BERLIN (AA) - Si pasojë e një aksidentit hekurudhor në afërsi të qytezës jugore të Gjermanisë, Bad Aibling kanë humbur të paktën 4 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së njësive policore si pasojë e përplasjes së dy trenave në orët e mëngjesit kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa theksohet se ka një numër të madh të plagosurish.
Në mediat gjermane raportohet për 8 të vdekur dhe 150 të plagosur.
Mësohet se në vendin ku ka ndodhur aksidenti që është 60 kilometra larg Mynihut është dërguar helikopter, ndërsa në linjën në fjalë shërbejnë trenat e llojit Meridian.