Mustafa Melih Ahıshalı
22 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
TEHERAN (AA) – Së paku 19 persona kanë vdekur, ndërsa 35 të tjerë janë plagosur në aksidentin rrugor që ndodhi në jug të Iranit, pasi autobusi me udhëtarë doli nga rruga duke përfunduar në lum, raporton Anadolu Agency (AA).
Televizioni iranian IRINN raporton se autobusi, i cili ishte nisur nga qyteti iranian Kermana drejt krahinës Fars, doli nga rruga dhe hyri në lum jo shumë larg qytetit Neyruz.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën 19 persona, ndërsa 35 të tjerë u plagosën. Të lënduarit nga aksidenti janë transferuar në spital, ndërsa dyshohet se autobusi doli nga rruga pasi shoferi humbi kontrollin mbi automjetin.