Kaamil Ahmed
01 Mars 2016•Përditësim: 02 Mars 2016
JERUSALEM (AA) - Yehuda Glick, aktivisti kontrovers izraelit, vizitoi xhaminë Al-Aksa në Jerusalem për herë të parë pasi i ishte mohuar qasja në kompleks në vitin 2014, raporton Anadolu Agency (AA)
Televizioni izraelit Channel 2 raportoi se Glick gjatë vizitës ishte i rrethuar nga policia izraelite, e cila nuk ishte informuar më parë me planet aktuale.
Drejtori i Përgjithshëm i Al-Aksas, Shejh Ayyam al-Khatim, për AA tha se Glick, i shoqëruar nga katër persona dhe nën mbrojtjen e policisë erdhi në kompleks dhe se i njëjti nën presionin e besimtarëve musliman është detyruar të largohet nga kompleksi.