Adam Abu-bashal
09 Qershor 2021•Përditësim: 09 Qershor 2021
Aktivisti për të drejtat e njeriut në Nigeri, Femi Falana, paraqiti një proces gjyqësor në Komunitetin Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) kundër presidentit të Nigerisë për pezullimin e Twitter-it, transmeton Anadolu Agency (AA).
Falana, që është një nga aktivistët kryesorë të të drejtave të njeriut në Nigeri, tha në një deklaratë se ka paditur presidentin Muhammadu Buhari në gjykatën e ECOWAS-it lidhur me ndalimin në Twitter të organizatave të ndryshme joqeveritare.
Ai theksoi se ndalimi dëmtoi lirinë e shprehjes së nigerianëve dhe të drejtën për të pasur qasje në informacion.
Nigeria bllokoi Twitter-in të shtunën pasi rrjeti social fshiu një postim të presidentit Buhari në të cilën ai pretendohet se kërcënoi secesionistët.