Bota

Aktori amerikan mbështetës i Izraelit shkakton reagime pasi tha "Nuk më intereson Palestina"

Kur fansi incizoi një moment me aktorin e njohur duke thënë "Palestina e Lirë", Seinfeld u përgjigj: "Nuk më intereson Palestina"

Damla Delialioğlu  | 17.02.2025 - Përdıtësım : 17.02.2025
Aktori amerikan mbështetës i Izraelit shkakton reagime pasi tha "Nuk më intereson Palestina"

Ankara

Komediani amerikan me origjinë hebreje Jerry Seinfeld, i cili njihet si mbështetësi i Izraelit, shkaktoi reagime me fjalën e tij "Nuk më intereson Palestina", transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të "The Hill", një fans i cili dëshironte të fotografohet me Seinfeld, në rrjetin social Instagram publikoi reagimin e aktorit.

Kur fansi incizoi një moment me aktorin e njohur duke thënë "Palestina e Lirë", Seinfeld u përgjigj: "Nuk më intereson Palestina".

Për reagimin e aktorit të njohur me filmin serik "Seinfeld", fansi i tij tha: "Kjo është e trishtueshme".


- Protesta kundër Seinfeld kishte edhe më herët për shkak të mbështetjes së tij ndaj Izraelit

Një grup studentësh që protestuan kundër fjalimit të Seinfeld-it në ceremoninë e diplomimit të mbajtur në Universitetin Duke, një nga institucionet e rëndësishme arsimore në SHBA, në maj 2024, u larguan nga zona duke ngritur një flamur palestinez.

Dhjetëra studentë protestuan kundër mbështetësit të Izraelit, komedianit hebrejo-amerikan Seinfeld, në podium për të mbajtur fjalimin e tij gjatë ceremonisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın