Bota

Aktori britanik Sir Sean Connery ndërron jetë në moshën 90 vjeç

Gjatë karrierës së tij të suksesshme, Connery shtatë herë aktroi James Bond-in, duke filluar nga viti 1962 në filmin "Dr.No". Portretizimi i tij përshkruante në mënyrë të përshtatur agjentin sekret

Ahmet Gürhan Kartal  | 31.10.2020 - Përdıtësım : 02.11.2020
Aktori britanik Sir Sean Connery ndërron jetë në moshën 90 vjeç

Londër

Në moshën 90-vjeçare, ka ndërruar jetë aktori legjendar skocez Sean Connery, i konsideruar nga shumë njerëz si aktori më mirë që ka luajtur rolin e agjentit sekret James Bond, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon tha se me zemër "të thyer" mori lajmin për vdekjen e tij.

"Kombi ynë po vajton një nga bijtë e tij më të dashur sot", tha ajo.

Gjatë karrierës së tij të suksesshme, Connery shtatë herë aktroi James Bond-in, duke filluar nga viti 1962 në filmin "Dr. No". Portretizimi i tij përshkruante në mënyrë të përshtatur agjentin sekret. 

Ai gjithashtu luajti role kyçe në filmat "Indiana Jones and the Last Crusade", "Highlander" dhe "The Hunt for Red October".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın