Aktorja britanike Stevenson: Nuk do të ndalem së foluri për Gazën pavarësisht presionit izraelit
Aktorja Stevenson tha se dimensionet e tragjedisë njerëzore në Gaza ishin përtej çdo gjëje që ajo kishte parë ndonjëherë

Londër
Aktorja britanike, Juliet Stevenson, e cila ka luajtur në shumë filma dhe seriale me famë botërore, tha se do të vazhdojë të marrë pjesë në demonstratat pro palestineze të mbajtura në Londër për të mbrojtur Gazën dhe lirinë e shprehjes, duke tërhequr vëmendjen për faktin se e drejta për të protestuar në Britani kufizohet gjithnjë e më shumë, raporton Anadolu.
Aktorja e njohur e teatrit, Stevenson, bëri vlerësime për Anadolu në lidhje me gjenocidin e vazhdueshëm në Gaza nga Izraeli dhe diskutimet për lirinë e shprehjes në Britani në kuadër të së drejtës për të protestuar.
Duke e përshkruar situatën e fundit në Gaza, si një "katastrofë", Stevenson tha se dimensionet e tragjedisë njerëzore në Gaza ishin përtej çdo gjëje që ajo kishte parë ndonjëherë.
"Po ndodh sadizëm global. Njerëzit po shikojnë bombardime, zjarre, shpërthime, uri, sëmundje, spitalet që bombardohen, infrastruktura e tërë po shkatërrohet. Ndihma është bllokuar dhe me disa përjashtime të vendeve në botë, shumë vende veçanërisht vendi ynë (Britania e Madhe), Bashkimi Evropian (BE) dhe pjesa më e madhe e Evropës, thjesht po shikojnë dhe mbyllin sytë", tha Steven.
Duke theksuar se Britania po shet ende pjesë për avionët luftarakë F-35 që Izraeli përdori për të bombarduar Gazën, Stevenson tha: "Asgjë nuk duket se po e bind kryeministrin tonë për ta ndaluar këtë".
Aktorja e njohur tërhoqi vëmendjen për faktin se gjenocidi në Gaza vazhdon prej rreth 2 vitesh dhe se më shumë se 20 mijë fëmijë vdiqën në gjenocid dhe se në këtë numër nuk përfshihen fëmijët e mbetur nën rrënoja. Stevenson nënvizoi se njerëzimi duhet ta shohë këtë dramë si një fatkeqësi njerëzore dhe të ngrejë zërin për ta ndaluar atë.
"Nuk do të ndalem së foluri për Gazën apo Palestinën"
Stevenson deklaroi se policia britanike kishte marrë pjesë në shumë demonstrata të mbajtura në Londër, duke përfshirë marshimin në mbështetje të Palestinës më 18 janar, ku u bënë shumë arrestime. Ajo vlerësoi se ndërhyrja e policisë në marshimin e mbajtur më 18 janar është bërë me udhëzime të qeverisë.
Duke përmendur rëndësinë historike të së drejtës për të protestuar në Mbretërinë e Bashkuar, Stevenson tha se ndërhyrjet e fundit, veçanërisht në marshimet palestineze, treguan se e drejta për protestë dhe liria e shprehjes po dobësohen gradualisht në Evropë.
Ajo tha se e drejta për të protestuar është shumë e vlefshme dhe se do të vazhdojë të luftojë për këtë të drejtë. Stevenson tha se do të vazhdojë të marrë pjesë në marshimet e Palestinës pavarësisht presioneve.
"Unë nuk do të ndalem. Do të vazhdoj të shkoj në demonstrata. Nuk do të ndalem së foluri për Gazën apo Palestinën sepse besoj se kemi ende lirinë e shprehjes në këtë vend. Më duhet të vazhdoj kështu", tha Stevenson.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.