Bota

Algjeria kërkon ndërhyrjen e KS-OKB-së ndaj Izraelit

Algjeria akuzoi Izraelin për lënien në uri të palestinezëve në Rripin e Gazës dhe kërkoi ndërhyrje nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB)

Abbas Mimouni, Ömer Erdem  | 17.10.2024 - Përdıtësım : 17.10.2024
Algjeria kërkon ndërhyrjen e KS-OKB-së ndaj Izraelit

Alger

Algjeria akuzoi Izraelin për lënien në uri të palestinezëve në Rripin e Gazës dhe kërkoi ndërhyrje nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), transmeton Anadolu.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Algjerisë në OKB, Amar Bendjama në fjalimin e tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të KS-OKB-së të mbajtur me kërkesë të vendit të tij, tha se "Izraeli po zbaton politikë të qëllimshme të lënies në uri të popullit palestinez në Gaza".

Ai potencoi vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhe OKB-së që Izraeli të ndalojë sulmet e tij në Gaza dhe të heqë të gjitha pengesat që pengojnë ofrimin e ndihmës së nevojshme humanitare. "Përgjigjja e autoritetit pushtues ndaj vendimeve të GJND-së dhe OKB-së është injorimi i tyre, mbyllja e kalimeve, vendosja e më shumë kufizimeve dhe përdorimi i urisë si mjet lufte", tha Bendjama.

Duke kujtuar se më 13 tetor 2024 Izraeli sulmoi tendat ku po qëndronin civilët në Deir al-Balah të Gazës dhe se të paktën 4 persona u dogjën për vdekje në këtë sulm, Bendjama theksoi se jetët e civilëve palestinezë ishin në rrezik dhe bëri thirrje për veprim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın