Bota

Alhambra, pallati që i reziston kohës në Andaluzi

Pallati Alhambra në Spanjë, një nga veprat më të rëndësishme të arkitekturës islame që ka mbijetuar deri më sot, mirëpret miliona turistë çdo vit me elegancën e tij sikurse në ditën e parë

Dzihat Aliju  | 24.04.2025 - Përdıtësım : 25.04.2025
Alhambra, pallati që i reziston kohës në Andaluzi Foto: Esra Hacioğlu Karakaya/AA

Shkup

I ndërtuar me njohuritë shkencore dhe artistike të qytetërimit andaluzian, Pallati Alhambra në Spanjë, një nga veprat më të rëndësishme të arkitekturës islame që ka mbijetuar deri më sot, mirëpret miliona turistë çdo vit me elegancën e tij sikurse në ditën e parë, raporton Anadolu.

Pallati i mrekullueshëm, i cili u ndërtua në Granada, kryeqyteti i shtetit Ben-i Ahmer (Emirati i Granadës), i themeluar në mesjetë, në mesin e shekullit të 13-të dhe i ndërtuar në një sipërfaqe prej 142 mijë metrash katrorë me shtesat e tij të përfunduara me kalimin e kohës, ruan madhështinë e tij.

Emirati i Granadës, i njohur gjithashtu si Mbretëria Nasrid e Granadës, ishte një shtet islamik në pjesën jugore të Gadishullit Iberik gjatë periudhës së vonshme të Mesjetës, i sunduar nga dinastia Nasrid.

Ky shtet ishte shteti i fundit i pavarur musliman në Evropën Perëndimore.

Periudha islamike e kësaj pjese të Evropës është shënuar midis viteve 711-1492.

Islami u zhduk plotësisht nga rajoni i Andaluzisë me persekutim të madh gjatë mbretërve katolikë të Spanjës midis viteve 1469-1516.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın