Ruslan Rehimov
03 Shtator 2022•Përditësim: 05 Shtator 2022
Presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev tha se Türkiye dhe Azerbajxhani veprojnë si një ekip i vetëm për shumë çështje në rajon dhe se kjo duhet të merret në konsideratë nga të gjithë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për një gazetë italiane, Aliyev vlerësoi marrëdhëniet Türkiye-Azerbajxhan.
"Türkiye është një vend i fuqishëm në nivel global", theksoi Aliyev duke shtuar se Deklarata e Shushës më 15 qershor 2021 që ngriti marrëdhëniet mes Türkiye-s dhe Azerbajxhanit në nivelin e aleancës, është një faktor shumë i rëndësishëm për stabilitetin rajonal.
"Marrëdhëniet tona u forcuan edhe më shumë pas përfundimit të Luftës së 2-të të Karabakut, ku Türkiye i dha Azerbajxhanit mbështetje politike dhe morale. Për këtë arsye është një faktor shumë i rëndësishëm. Türkiye dhe Azerbajxhani veprojnë pothuajse si një ekip i vetëm për shumë çështje në rajon. Kjo duhet të merret në konsideratë nga të gjithë", deklaroi Aliyev.