Tufan Aktaş
28 Janar 2022•Përditësim: 31 Janar 2022
Ambasadat e vendeve evropiane në Kenia paralajmëruan qytetarët e tyre kundër një sulmi të mundshëm terrorist, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës The Daily Nation, ambasada franceze deklaroi se kërcënimet kundrejt qytetarëve të vendeve perëndimore vazhdojnë në mënyrë insistuese dhe përfshirë fundjavat, ajo u ka kërkuar qytetarëve të saj që të qëndrojnë larg vendeve publike.
Ambasada e Britanisë ka paralajmëruar që të mos udhëtohet në lindje të vendit në kufirin Somali-Kenia.
Ndërkaq, ambasadat e Holandës dhe Gjermanisë kanë bërë thirrje që të mos udhëtohet në rajonet lindore të vendit duke renditur emrat e zonave një nga një.
Ndërkohë, policia e Kenias, pas paralajmërimeve njoftoi se ka rritur sigurinë në të gjitha zonat, përfshirë kryeqytetin Nairobi.
Kenia, e cila merr pjesë në operacionet kundër terrorizmit në Somali, herë pas here përballet me sulmet e organizatës terroriste Al-Shabab.