Bota

Apple ndalon hyrjen e iranianëve në AppStore

Kompania kompjuterike dhe elektronike nga SHBA-të, Apple, ka ndaluar hyrjet nga Irani në dyqanin e aplikacioneve të kësaj kompanie AppStore

Ahmet Dursun  | 16.03.2018 - Përdıtësım : 17.03.2018
Apple ndalon hyrjen e iranianëve në AppStore

Ankara

ANKARA (AA) – Kompania kompjuterike dhe elektronike nga SHBA-të, Apple, ka ndaluar hyrjet nga Irani në dyqanin e aplikacioneve të kësaj kompanie AppStore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas televizionit publik të Iranit IRIB, kompania amerikane Apple ka ndaluar qasjen e përdoruesve Iranianë në dyqanin e aplikacioneve mobil AppStore.

Apple, e cila është një nga nismëtaret në botë për prodhimin e telefonave të mençur, për shkak të sanksioneve të qeverisë së Washingtonit ndaj Teheranit nuk realizon shitje zyrtare të pajisjeve të saj në Iran, por një pjesë e madhe e popullsisë së këtij vendi përdorin produkte të Apple-s të importuara nga shtetet e jashtme.

Apple edhe në muajin gusht të vitit të kaluar largoi nga AppStore aplikacionet e IOS-it të zhvilluara nga iranianët.

Ministri i Teknologjive të Komunikimit dhe Informacionit të Iranit, Mohammad-Javad Azari Jahromi në deklaratën e tij rikujtoi se 11 për qind e tregut të telefonave të mençur në vend i përkasin Apple-s. 

“Respektimi i të drejtave të konsumatorit është një parim që Apple deri sot nuk e ka respektuar. Rastin do ta ndjekim në mënyrë ligjore”, ka thënë ai.

Ndërkohë Apple ende nuk ka dhënë deklaratë lidhur me këtë çështje.












Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın