Hüseyin Erdoğan
16 Janar 2017•Përditësim: 16 Janar 2017
ANKARA (AA) - Shteti më i madh eksportues në botë i naftës, Arabia Saudite, ka nisur punimet përgatitore duke studiuar lokacione për ndërtimin e centralit të parë bërthamor për të zgjeruar burimet e saj të furnizimit të energjisë, deklaroi të dielën zv/presidenti i Qytetit për energji atomike dhe të rinovueshme (K.A.CARE), njofton agjencia saudite e lajmeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Arabia tashmë ka bërë plane me kompanitë e energjisë bërthamore për të ndërtuar reaktorë të vegjël dhe të mesëm të energjisë bërthamore për të furnizuar nevojat energjetike të disa prej rajoneve industriale saudite, tha zv/presidenti i K.A.CARE Dr. Waleed Abualfaraj në fjalimin e tij gjatë takimit të shtatë të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së rinoveshme në Abu Dhabi.
Vendi dëshiron të zëvendësojë burimet e saj të prodhimit të energjisë nga hidrokarburet në energji të rinovueshme dhe energji bërthamore, së bashku me burimet të pastra dhe të gjelbra të energjisë, për të shmangur prodhimin e emetimeve të karbonit.