Muhammed Emin Canik
11 mars 2021•Përditësim: 11 mars 2021
Në Argjentinë është mbajtur protestë për zbardhjen e vdekjes së futbollistit legjendar Diego Armando Maradona i cili humbi jetën më 25 nëntor 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qindra persona u mblodhën në monumentin Obelisco në qendër të kryeqytetit Buenos Aires me pretendimin se "Maradona është vrarë".
Duke kërkuar zbardhjen e vdekjes së Maradonës, protestuesit kërkuan ndëshkimin e atyre që janë shkaktarë për vdekjen e futbollistit legjendar.
Në protestë morën pjesë Dieguito Fernando Maradona, djali i vogël i Maradonës, vazjat Dalma dhe Gianinna Maradona si dhe Claudia Villafane ish-bashkëshortja e Maradonës. Më pas për shkak të interesit të madh vajzat dhe ish-bashkëshortja e Maradonës u larguan herët pa vazhduar protesta.
Maradona, një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, humbi jetën më 25 nëntor në Tigre të kryeqytetit argjentinas Buenos Aires për shkak të "Edemës akute pulmonare të lidhur me insuficiencën kronike të zemrës".
Në kuadër të hetimit të hapur pas vdekjes, 7 persona u akuzuan për shkaktimin e vdekjes së futbollistit legjendar përfshirë kirurgun Leopoldo Luque dhe psikiatren Agustina Cosachov të Maradonës.
Ndërkohë vazhdon hetimi ku si dëshmitarë janë dëgjuar edhe anëtarët e familjes së Maradonës.