Emre Gürkan Abay
13 Tetor 2021•Përditësim: 14 Tetor 2021
Ministri i Jashtëm i Armenisë, Ararat Mirzoyan deklaroi se me Iranin janë duke zhvilluar bisedime për hapjen e një korridori transporti nga Gjiri i Basrës në Detin e Zi, duke shprehur shpresën se do të nënshkruajnë marrëveshje në të ardhmen e afërt me Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mirzoyan pas takimit të tij me homologun indian, Subrahmanyam Jaishanka në Jerevan, mbajti një konferencë për media.
Ai tregoi se planifikon një takim me homologun e tij azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov, lidhur me çështjen e Karabakut. "Jemi dakorduar për mbajtjen e një mbledhjeje të re", tha ministri armen.
Kryediplomati armen gjithashtu theksoi se janë duke zhvilluar bisedime për krijimin e rrugëve alternative në rajon. "Bisedimet për hapjen e një korridori transporti nga Gjiri i Basrës në Detin e Zi janë duke përparuar me shpejtësi. Shpresojmë për një marrëveshje me Iranin lidhur me këtë çështje në të ardhmen e afërm", shtoi ai.