Seda Sevencan
19 tetor 2020•Përditësim: 19 tetor 2020
Armenët dje në Paris të Francës kanë mbajtur një demonstratë kundër operacioneve të Azerbajxhanit për të çliruar territoret e tij të okupuara nga Armenia, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjestarët e organizatës terroriste PKK po ashtu morën pjesë në protestën e Parisit, e cila u organizua nga Këshilli Koordinues i Organizatave Armene të Francës (CCAF).
Demonstruesit u mblodhën në Sheshin Invalides për të protestuar kundër Azerbajxhanit që po ushtron të drejtën e tij të vetëmbrojtjes kundër sulmeve të Armenisë.
Zyrtarët e CCAF-së akuzuan presidentin francez Emmanuel Macron për lënien vetëm të Armenisë dhe kërkuan që Malësia e Karabakut të njihet si territor armen.
Ata pretenduan se armenët janë kombi më i civilizuar në rajon dhe se Armenia është mbrojtësi më i madh i feminizmit, demokracisë dhe civilizimit.
Protestuesit thirrnin parulla kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të ndërhynte kundër Turqisë dhe Azerbajxhanit.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë të tensionuara që nga fillimi i viteve 1990, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.
Përleshje të reja shpërthyen më 27 shtator dhe Armenia që atëherë ka vazhduar sulmet e saj ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, madje edhe duke shkelur marrëveshjet humanitare të armëpushimit.
Më 10 tetor, Baku dhe Jerevani u dakorduan për një armëpushim duke filluar nga mesdita për të lejuar shkëmbimin e të burgosurve dhe tërheqjen e trupave në Malësinë e Karabaku.
Por para se të kalonin 24 orë, ushtria armene kreu një sulm me raketa në qytetin Ganja në Azerbajxhanit, duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur 35 të tjerë.
Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e gati 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.