Çağrı Koşak
25 Korrik 2019•Përditësim: 26 Korrik 2019
Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Pajtimit Kombëtar të Libisë konfirmon se në Tripoli janë arrestuar së paku 3 pjesëtarë të organizatës terroriste Al-Kaeda, e cila përgatitej për të kryer sulm në Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e forcave të sigurisë të qeverisë libiane thuhet se në Tripoli janë arrestuar 3 terroristë për të cilët është shpallur fletëarrest ndërkombëtar. Njëri nga të arrestuarit është shtetas i Algjerisë. Ata, siç thuhet, bëheshin gati të kryenin sulm në Tripoli.
Identiteti i terroristëve të arrestuar nuk është zbuluar por u theksua se janë arrestuar gjatë bastisjes së kryer nga forcat e sigurisë në Libi. Bëhet fjalë për një operacion që është pjesë e hetimit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.
Libia është përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur Muammar Gaddafi u përmbys në një kryengritje të përgjakshme me mbështetjen e NATO-s dhe më pas u vra.