Bota

Arrestohen dy persona në Rusi, përgatiteshin për të djegur xhaminë në Belgorod

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi se dy persona u kapën nën dyshimin se po përgatiteshin për të djegur një xhami në rajonin e Belgorodit

Ali Cura  | 23.07.2024 - Përdıtësım : 24.07.2024
Arrestohen dy persona në Rusi, përgatiteshin për të djegur xhaminë në Belgorod

Moskë

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi se dy persona u kapën nën dyshimin se po përgatiteshin për të djegur një xhami në rajonin e Belgorodit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e FSB-së thuhet se dy persona me banim në Mariupol, të lindur në vitet 1986 dhe 1993, ishin "joshur" nga inteligjenca ukrainase. Në deklaratë thuhet se të dyshuarit janë kapur "në përputhje me udhëzimet që kanë marrë, të dyshuarit kanë shkuar në Belgorod dhe i kanë vënë zjarrin xhamisë atje".

Kundër të dyshuarve, të cilët raportohet se kanë pranuar krimet, është ngritur padi për veprën penale "sulm terrorist".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın