Ekip
31 Mars 2017•Përditësim: 31 Mars 2017
SEUL (AA) - Autoritetet e Koresë së Jugut arrestuan sot herët në mëngjes, ish-presidenten e vendit Park Geun-hye, transmeton Anadolu Agency (AA).
Arrestimi është kryer me urdhër të gjykatës në Seul, me kërkesë të zyrës së prokurorit të shtetit.
Park Geun-hye do të mund të qëndrojë në paraburgim 20 ditë para se kundër saj edhe zyrtarisht të ngritet padi për dyshimet e dhjetëra krimeve, përfshirë zhvatje dhe shpërdorim të detyrës.