Bota

Artistja palestineze me pikturat e saj i tregon botës luftën e qytetarëve të Gazës

Në veprat e saj piktorja palestineze Esil Nesman pasqyron vuajtjet e përjetuara nga njerëzit e Gazës të cilët i nënshtrohen sulmeve dhe bastisjeve izraelite

Ekip  | 27.02.2025 - Përdıtësım : 28.02.2025
Artistja palestineze me pikturat e saj i tregon botës luftën e qytetarëve të Gazës

Ankara

Piktorja palestineze Esil Nesman vazhdon të praktikojë artin e saj në një tendë në qytetin e Gazës, pavarësisht burimeve të kufizuara, raporton Anadolu.

Nesman përmes pikturave që ajo vizaton, synon t'i përcjellë botës luftën që po zhvillohet në rajon.

Në veprat e saj ajo pasqyron vuajtjet e përjetuara nga njerëzit e Gazës të cilët i nënshtrohen sulmeve dhe bastisjeve izraelite.

Pas tetorit 2023, Izraeli zhvilloi ofensivën e tij brutale ushtarake në gjithë Rripin e Gazës, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë, përfshirë shkolla, spitale, shtëpi si dhe duke mos kursyer as lokacionet historike dhe arkeologjike në rajon.

Më 19 janar mes Izraelit dhe Hamasit u arrit marrëveshje e armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve, të cilën sipas zëdhënësit të qeverisë palestineze në Rripin e Gazës, Ismail al-Sawabite, Izraeli e ka shkelur qindra herë armëpushimin.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Munir al-Bursh, më parë ka njoftuar se 92 palestinezë janë vrarë në sulmet e drejtpërdrejta të Izraelit në Rripin e Gazës që nga marrëveshja e armëpushimit.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 48.271 palestinezë, përfshirë 17.881 fëmijë dhe 12.316 gra ndërsa janë plagosur 111.693 persona.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın