Iyad Nabolsi
18 Maj 2023•Përditësim: 18 Maj 2023
Kreu i regjimit sirian, Bashar al-Assad, ka planifikuar të fluturojë për në Arabinë Saudite ku do të marrë pjesë në samitin vjetor arab në qytetin e Xheda, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA, Assad do të kryesojë delegacionin e Sirisë në samitin arab të premten.
Pjesëmarrja e Assadit do të jetë e para që pas pezullimit të anëtarësimit të Sirisë në Ligën Arabe në vitin 2011 për shkak të shtypjes brutale të regjimit ndaj protestave pro-demokracisë.
Më 7 maj, organi pan-arab rivendosi Sirinë pas 12 vitesh pezullim.
Assad mori një ftesë zyrtare nga mbreti saudit, Salman bin Abdulaziz, më 10 maj për të marrë pjesë në samitin arab.
Në muajt e fundit, regjimi sirian ka filluar të shkëmbejë vizita dhe kontakte zyrtare me disa vende arabe, duke përfshirë Egjiptin, Arabinë Saudite, Tunizinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.