Bota

Astronautët e NASA-s kthehen në Tokë pas 9 muajsh të bllokuar në hapësirë

Kapsula u lëshua në mënyrë të sigurt në brigjet e Floridës të martën pasi astronautët kaluan të bllokuar më shumë se nëntë muaj në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor

Rabia İclal Turan  | 19.03.2025 - Përdıtësım : 19.03.2025
Astronautët e NASA-s kthehen në Tokë pas 9 muajsh të bllokuar në hapësirë

Washington

Një kapsulë Dragon e kompanisë "SpaceX" që mbante astronautët e NASA-s Sunita Williams dhe Barry "Butch" Wilmore, u lëshua në mënyrë të sigurt në brigjet e Floridës të martën pasi ata kaluan të bllokuar më shumë se nëntë muaj në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), transmeton Anadolu.

Gjithashtu në bord ishin astronauti i NASA-s, Nick Hague dhe kozmonauti rus Aleksandr Gorbunov, të cilët u kthyen në Tokë së bashku me Williams dhe Wilmore pas qëndrimit të tyre të gjatë në orbitë.

NASA konfirmoi uljen e suksesshme, duke shënuar fundin e një misioni që zgjati shumë përtej afatit kohor të tij origjinal.

Katër astronautët filluan udhëtimin e tyre të shumëpritur për në shtëpi herët të martën, duke u shkëputur nga ISS-ja në orën 1:05 të mëngjesit me kohën lokale në bordin e kapsulës Dragon. Kthimi i tyre zgjati rreth 17 orë para se të arrinin në ujërat në brigjet e Floridës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.