Tevfik Durul
17 Nëntor 2016•Përditësim: 17 Nëntor 2016
PEKIN (AA) - Astronautët kinezë Cing Hayping dhe Çin Dong të cilët gjenden në orbitë në cilësinë e “korrespodentëve specialë” prezantuan lajm nga anija kozmike që ndodhet në stacionin Tiengong-2, raporton Anadolu Agency (AA).
Cing dhe Çin të cilët u lidhën drejtpërdrejt me pamje nga orbita në zyrën e agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua duke prezantuar lajme nga orbita morën titullin “gazetarët-korrespodentët e parë të cilët lajmëruan nga hapësira”. Artikulli i përgaditur në formën e intervistës, u transmetua nga ana e Xinhua dhe me nënshkrimin e astronautëve.
Dy astronautët të cilat gjenden në anijen kozmke "Shenzhou-11" e cila u lançua në kuadër të misiont 33 ditor dhe të cilët po bëjnë punime në stacionin Tiengong-2 kanë shpërndarë informacione në lidhje me jetën e tyre në orbitë.