Bota

Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria pas përhapjes së zjarrit

Policia ka informuar komunitetet lokale në pjesën perëndimore të shtetit Victoria për kërcënimin dhe u ka kërkuar njerëzve që të largohen menjëherë, me një zjarr në rajonin Grampians më shumë se i trefishuar brenda 24 orëve

Islam Uddin  | 21.12.2024 - Përdıtësım : 21.12.2024
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria pas përhapjes së zjarrit

Ankara

Autoritetet në shtetin Victoria kanë lshuar urdhra për evakuim pas një zjarri të përhapur në rajonin Grampians, transmeton Anadolu.

Siç raporton ‘ABC News’, policia ka informuar komunitetet lokale në pjesën perëndimore të shtetit Victoria për kërcënimin dhe u ka kërkuar njerëzve që të largohen menjëherë, me një zjarr në rajonin Grampians më shumë se i trefishuar brenda 24 orëve.

Policia gjithashtu u ka kërkuar pushuesve që të shmangin zonën pasi zjarri atje po përhapet.

Njerëzve në Bellfield, Bellfield Settlement, Flat Rock Crossing, Fyans Creek, Halls Gap dhe Grampians u është kërkuar që të evakuohen menjëherë.

Zjarri është përhapur në një madhësi prej më shumë se 30 mijë hektarësh, respektivisht nga dje duke u përhapur nga rreth 7.500 hektarë dhe aktualisht era po e shtyn zjarrin në disa zona.

“Ky zjarr është në zona ku nuk mund të futemi me makineri ose ekuipazhe dhe kështu strategjia jonë duhet të jetë ‘djegia’, ideja e luftimit të zjarrit me zjarr”, tha Glen Rudolph nga Menaxhimi i Zjarreve në Pyje i Victorias.

Aktualisht, rreth 400 zjarrfikës po punojnë për të shuar flakët me më shumë se 100 cisterna dhe 25 avionë.

Javën e kaluar, autoritetet po ashtu urdhëruan banorët e disa qyteteve në shtetin Victoria që të evakuohen pas një zjarri “jashtë kontrollit” në juf të qytetit Ballarat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.