Recep Şakar
01 Mars 2017•Përditësim: 01 Mars 2017
GEELONG (AA) – Në qytetin Geelong të Australisë mbahet Panairi Ndërkombëtar i Aviacionit, në të cilin të pranishmit mund të shihnin manovrat e shumë mjeteve fluturuese, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Panairin që mbahet në aeroportin Avalon, avioni luftarak i Forcave Ajrore të SHBA-ve F-22 Raptor prodhuesit Lockeed Martin, gjysmë ore përmes manovrave mahniti publikun.
Pas kësaj, aftësitë i treguan edhe pilotët e avionëve luftarak të ushtrisë së Australisë F/A 18-F Super Hornet. Panairi, i cili mbahet çdo dy vjet, do të përfundojë më 5 mars.