Riyaz ul Khaliq
20 Shtator 2019•Përditësim: 20 Shtator 2019
Dhjetëra mijëra studentë janë në rrugët e Australisë sot duke kërkuar veprime për ndryshimet klimatike, raportojnë media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Marshimi masiv është nxitur nga aktivistja e re suedeze Greta Thunberg.
"Mijëra të rinj australianë që dalin nga klasat e tyre për të kërkuar veprime mbi ndryshimet klimatike u janë bashkuar mijëra personave tjerë të rritur nëpër qytete", raportoi ABC news.
Protestat mbahen përpara samitit për ndryshimet klimatike në OKB këtë javë.
Protestuesit kërkojnë që qeveria federale e Australisë të mos bëjë "projekte të reja të qymyrit, naftës ose gazit, prodhim 100 për qind të energjisë së rinovueshme dhe eksporte deri në vitin 2030".
Ata gjithashtu kërkuan që qeveria të financojë "një tranzicion të drejtë dhe krijimin e vendeve të punës për të gjithë punëtorët e industrisë së karburanteve fosile".
Lajmërohet se protestat u zhvilluan në të gjitha 8 kryeqytete dhe 104 qytete tjera në të gjithë Australinë.
Greta Thunberg, aktivistja suedeze e klimës, adoleshente që lundroi përtej Oqeanit Atlantik në shenjë proteste për një veprim joadekuat të qeverisë për ndryshimin e klimës, tuboi qindra aktivistë në Shtëpinë e Bardhë më 13 shtator duke kërkuar veprim amerikan.