Recep Şakar
05 Nëntor 2016•Përditësim: 05 Nëntor 2016
MELBURN (AA) - Grupet mbështetëse të migrantëve iu përgjigjen me një kundër protestë, demonstratës së djathtistëve ekstremistë të cilët e kundërshtojnë vendimin për pranimin e 12 mijë refugjatëve sirianë në Australi, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi që filluan të arrijnë grupet e para me refugjatë sirianë në Australi, djathtistët ekstremistë të cilët janë kundër migrantëve organizuan një protestë në Melbourne.
Demonstrata e grupit i cilët kundërshtuan vendosjen e përkohshme të 120 refugjatëve sirianë në një qendër të kujdesit për të moshuar në lagjen Eltham e cila ishte jashtë përdorimit për një kohë të gjatë, shkaktoi reagimin e mbështetësve të migrantëve.
Grupi australian mbështetës të migrantëve të cilët u mblodhën në sheshin e lagjes që nga orët e mëngjesit, me parullat "Mirë se erdhët refugjatë", " Eltham u thotë po refugjatëve" marshuan drejt qendrës për kujdesin e të moshuarve ku do të vendosen refugjatët.
Ndërsa grupet kundërshtarë të migrantëve të cilët u mblodhën në një park, mbajtën parulla me mbishkrime "Duaje Australinë ose largohu" , "Nuk duam refugjatë në Eltham", "Nuk duam refugjatë musliman" dhe mbajtën fjalime antimuslimane dhe antimigrante.
Demonstratat të cilët vazhduan rreth 4 orë, përfunduan pa incidente, prej masave intensive të sigurisë të marrë nga policia.
Qeveria federale e Australisë, në shtator të vitit 2015 kishte njoftuar se në vend do të pranojë 12 mijë sirianë. Pasi që filluan ardhjet e refugjatëve në vend, të cilët do të merren nga kampet e Jordanisë dhe Turqisë, politikanët dhe grupet ekstremistë djathtistë filluan të shfaqin kundërshtimet e tyre.
Nga ana tjetër në Australi e cila ka një karakter multikulturor, shumica mbështesin pranimin e refugjatëve në vend.