Recep Şakar
25 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
MELBOURNE (AA) – Me rastin e shënimit të 101 vjetorit të përleshjeve tokësore të zhvilluara gjatë Betejës së Galipolit, në Australi sot në mënyrë tradicionale shënohet "Anzac Day", dita e përkujtimit të viktimave, ndërsa edhe sivjet në takimet në mbarë vendin janë tubuar më shumë se dhjetëra mijëra njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).
Shënimi i "Anzac-it" në Australi filloi me mesha të mëngjesit dhe lutje për shpirtin e luftërave të cilët kanë humbur jetën gjatë betejave në Gadishullin e Galipolit, ndërsa ka vazhduar me homazhet nëpër qytete.