Recep Şakar
27 Dhjetor 2021•Përditësim: 28 Dhjetor 2021
Australia raportoi rastin e parë të vdekjes nga varianti Omicron i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti i Shëndetësisë së Uelsit të Ri Jugor (NSW) njoftoi se një person në të 80-tat që vdiq në Sydney, ishte personi i parë që vdiq nga varianti Omicron në Australi.
Duke theksuar se është regjistruar rritje në numrin e personave të hospitalizuar që janë të infektuar me variantin Omicron, Departamenti i Shëndetësisë njoftoi se personi i cili vdiq, kishte pranuar dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por ai kishte edhe probleme tjera shëndetësore gjithashtu.
Në rajonet ku numri i rasteve ka shënuar rritje të shpejtë, është bërë e patjetërsueshme mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura.
Ndërkohë, autoritetet e Australisë raportuan tre viktima të tjera nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.196.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Australi ka arritur në 311.303. Numri i rasteve aktive qëndron në 66.914, prej të cilëve 1.055 trajtohen në spitale.
- Zelanda e Re
Ministria e Shëndetësisë së Zelandës së Re ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 44 raste të reja me COVID-19, duke përfshirë edhe 10 persona që janë kthyer nga jashtë vendit.
Në Zelandën e Re janë 13.091 raste aktive me COVID-19, prej të cilëve 41 persona po trajtohen në spitale.
Deri më tani, vendi ka regjistruar 13.899 raste pozitive dhe 50 vdekje që ndërlidhen me koronavirusin.