Recep Şakar
29 Gusht 2016•Përditësim: 30 Gusht 2016
MELBURN (AA) – Institucionet zyrtare në Australi janë në rrezik nga sulmet kibernetike me qendër në Kinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekspertetë e sigurisë, duke folur në programin “Four Corners” të Kompanisë Mediatike të Australisë ABC, treguan se krahas shërbimit informativ, mbrojtjes, komunikimit dhe satelitëve meteorologjik, shumë njësite të institucioneve shtetërore kanë mbetur pre e sulmeve kibernetike nga Kina.
Ekspertët bënë të ditur në mesin e institucioneve të sulmuara bëjnë pjesë Grupi i Shkencës së Mbrojtjes dhe Teknologjisë pranë Ministrisë së Mbrojtjes të Australisë, Organizata Hapësinore-Informative e Australisë dhe Byroja e Meteorologjisë, Ministria e Tregtisë e Australisë si dhe Rrjeti i Radarëve Operativë në Jindalee që funksionon në kuadër të Forcave Ajrore Mbretërore të Australisë.
Alastair MacGibbon, këshilltari për siguri i kryeministrit australian Malcolm Turbull i cili mori pjesë në program, theksoi se vendi çdo ditë është pre e këtij lloji të sulmeve.
Ndërkaq, zëdhënësi i Ambasadës së Kinës në Kanberra i ka përgënjeshtruar pohimet se sulmet kibernetike vijnë nga Kina, duke i quajtur këto pohime si “tërësisht të pavërteta”.
“Sikurse shtetet e tjera, edhe Kina është pre e sulmeve kibernetike dhe është njëra nga viktimat më të mëdha të sulmeve piraterike në botë”, është shprehur zëdhënësi i Ambasadës së Kinës në Australi.