Recep Şakar
22 Tetor 2016•Përditësim: 22 Tetor 2016
MELBURN (AA) - Mijëra persona në Australi, morën pjesë në marshin e organizuar për mbështetjen e diversitetit kulturor të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizata joqeveritare në Australi e cila i përkrah migrantët dhe refugjatët, me emër "Mirë se erdhët në Australi", ka organizuar një marsh për të mbështetur diversitetin kulturor të vendit.
Në marshimin e organizuar në kryeqytetin Canberra, si dhe në 25 qytete tjera si në Sydney, Melbourne, Perth, Hobart, Brisbane dhe Adelaide, etj, australianët të cilët dëshirojnë të mbrojnë strukturën multikulturore treguan interes të madh.